Pronat

Shitje
Shitje
Shitje

Apartament nr. 07 - Bonita Residence

1200€ / m²
Golem 71,5 m² Shtëpi Pushimi
Jo e mobiluar Nuk lejohen kafshët Dhoma: 1 Kati: 3 Pa parking

Përshkrimi

Jepet për shitje një apartament në një nga rezidencat më të kërkuara në zonën e Golemit, “Bonita Residence Family”, ideal për banim familjar apo investim.

Ky kompleks modern ofron qetësi, siguri dhe akses të lehtë me detin. Apartamenti është pjesë e seksionit A, në katin e tretë, me organizim të rregullt dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Tipologjia 1+1 përbëhet nga një ambient ndenjeje i kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi dhe një tualet. Sipërfaqja neto është 62.2m², ndërsa sipërfaqja e përbashkët është 9.3m², duke e bërë një hapësirë funksionale dhe të mirëorganizuar për jetesë komode.

Rezidenca ofron ambiente të mirëmbajtura, hapësira të gjelbra dhe afërsi me shërbimet kryesore, si dhe është pranë vijës bregdetare, duke e bërë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për pushime ashtu edhe për investim me qira sezonale.

Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë rehati, cilësi dhe një stil jetese pranë detit.

Jeni të Interesuar?