Ofrohet për shitje një apartament i tipologjisë 3+1, i pozicionuar në katin 0, në Seksionin B të kompleksit rezidencial modern "Univers City".
Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 99.4m², 17.59m² sipërfaqe të përbashkët, si dhe një verandë shumë të bollshme prej 70.1m², e cila ofron hapësirë ideale për relaks, kënd pushimi, ose organizime familjare në ambient të hapur. Falë pozicionimit në katin përdhe dhe verandës së madhe, apartamenti ofron ndjesinë e një shtëpie me hapësirë të jashtme private.
Kompleksi rezidencial disponon gjithashtu dhe 2 kate nëntokësore parkimi, të cilat garantojnë komoditet dhe siguri për parkimin e automjeteve të banorëve.
Kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë për banim familjar ose investim, duke qenë pjesë e një kompleksi të ri rezidencial me infrastrukturë të mirëorganizuar dhe ambiente të dedikuara për komunitetin.
Çmimi i apartamentit: 850€/m²
Çmimi i verandës: 450€/m²
E-mail: akb_byhome@akb-realestate.com
Telefon: +355 69 707 0579