Pronat

Shitje
Shitje

Apartament nr. 23 (2+1 - New Impact Residence)

850€ / m²
Kamëz 118,96 m² Apartament
Jo e mobiluar Nuk lejohen kafshët Dhoma: 2 Kati: 4 Pa parking

Përshkrimi

Ofrohet për shitje një apartament i tipologjisë 2+1, i pozicionuar në katin e katërt, në Seksionin A të kompleksit rezidencial "New Impact Residence" në Kamëz. Apartamenti ndodhet në një kompleks modern rezidencial, i cili ofron standarde të mira ndërtimi dhe një ambient të qetë për banim.

Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 101.87m² dhe 17.09m² sipërfaqe të përbashkët, duke ofruar hapësira të bollshme dhe funksionale për një jetesë komode familjare. Godina përfshin gjithashtu 1 kat nëntokësor parkimi, duke garantuar hapësirë të dedikuar për automjetin dhe komoditet të shtuar për banorët.

Një mundësi shumë e mirë për banim familjar ose investim, falë pozicionimit në një zonë në zhvillim dhe aksesit të lehtë me zonat kryesore të qytetit.

Jeni të Interesuar?