Ofrohet për shitje një apartament modern i tipit 1+1, i pozicionuar në një nga resortet më prestigjioze të bregdetit shqiptar, Green Coast, Palasë.
Apartamenti ndodhet në objektin “G7A”, në katin e tretë dhe ka një organizim funksional me hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral. Me një sipërfaqe totale prej 119.38 m², prona përfshin:
Sipërfaqe apartamenti: 84.94 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 34.44 m²
Verandë e gjerë: 23.93 m², ideale për relaks dhe shijim të pamjes
Në çmim përfshihen gjithashtu një depo private D2-15 me sipërfaqe 15.22 m², e vendosur në katin e dytë dhe 1 post parkimi (P09) në katin e parë.
Apartamenti është pjesë e një kompleksi të mirëadministruar, me standarde të larta ndërtimi, akses të lehtë, siguri dhe afërsi me plazhin, restorante dhe shërbime elitare të zonës.
Zgjedhje ideale si shtëpi pushimi, investim turistik ose për banim gjatë gjithë vitit.
E-mail: akb_byhome@akb-realestate.com
Telefon: +355 69 707 0579