Ofrohet për shitje vilë elegante 2-katëshe, e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Farkës, me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës.
Vila ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 242.3m², me sipërfaqe të përbashkëta 9.69m², dhe është e organizuar në mënyrë funksionale për një jetesë komode dhe luksoze. Hapësirat e jashtme janë një nga pikat më të forta të pronës, me një verandë të bollshme prej 115.2m², ideale për relaks, evente familjare dhe shijim të natyrës përreth.
Në oborr ndodhet pishinë private me sipërfaqe 24.9m², e cila i shton vlerë dhe ekskluzivitet pronës. Vila shtrihet mbi një parcelë prej 187.10m², e rrethuar nga qetësia dhe gjelbërimi karakteristik i zonës së Farkës.
Një pronë ideale për banim familjar, rezidencë luksoze ose investim, që kombinon privatësinë, natyrën dhe pamjen unike nga liqeni.
E-mail: akb_byhome@akb-realestate.com
Telefono: +355 69 707 0579